Ali ia thotë troç Toprakut se ai e pëlqen Ejlylin.
Toprak i jep miratimin Aliut për ta njohur më tepër Ejlylin. Kader ndihet e dëshpëruar dhe mendon se askush nuk e do.
Neriman merr një letër nga ministria dhe pezullohet nga puna. Ezhder mëson se Meral ka mashtruar dhe mbesa e tij e vërtetë është Kaderi.
Ai e ndan këtë lajm me Maxhiden dhe Zehra dëgjon gjithçka. Për të mbrojtur veten ajo ia lë të gjithë fajin Meralit.
Meral përgatit një surprizë për mikeshat e saj që t’i gëzojë ato sadopak. Ajo vendos me këtë rast t’i tregojë gjithçka Kaderit.
Kader e ka mësuar të vërtetën para se t’ja thotë Merali.
Ezhder i ka treguar gjithçka. Kader qëllon me shuplakë Meralin në sy të gjithë shoqeve.