Kader arrin të gjejë emrin e babait të saj. Songyl nis të dyshojë tek Merali dhe e pyet si ka mundësi që gruaja ia dinte emrin. Meral e gjen një justifikim por nuk arrin ta bindë Songylin.
Zehra ndërron bravën e derës dhe dëbon nga shtëpia Ezhderin. Duke mos patur asnjë zgjidhje ai vendos të përdorë Defnen në anën e tij.
Songyl dhe Gynej organizojnë një darkë në shtëpinë e tyre të re dhe ftojnë Zehrën dhe Feriden me Toprakun. Kjo darkë do të jetë si torturë për Zehrën.
Ejlyl dhe Ali kalojnë kohë bashkë dhe afrohen akoma më shumë me njëri-tjetrin. Ezhder i kërkon Meralit ta ndihmojë dhe ajo pranon me kusht që pas dy javësh mos ta shohë më kurrë. Kader mëson se babai i saj ka vdekur në një aksident.