Serkan zgjohet nga koma dhe i gëzon të gjithë. Nazan merr një telefonatë nga Xhemre dhe shqetësohet duke mos e ditur çfarë ka ndodhur.
Ajo gëzohet kur shkon në spital dhe sheh se Serkan ka hapur sytë. Kader nuk heq dorë derisa të zbulojë kush është babai i saj.
Ndërkohë Meral përpiqet me doemos ta bëjë Kaderin të ndërrojë mendje. Meral surprizon Songylin duke i mobiluar të gjithë shtëpinë.
Zehra dhe Meral planifikojnë të paguajnë një burrë për t’u hequr si babai i Kaderit. Ejlyl dhe Ali kalojnë disa momente të bukura së bashku.
Kader dhe Meral shkojnë të marrin më shumë informacion për babain e Kaderit.