14 vite nga premiera e tij, rikthehet Arkivi Qëndror i Filmit rikthen në ekran filmin “Lule të kuqe, lule të zeza” më 19 nëntor ora 17.30. Nën regjinë e Mevlan Shanajt dhe skenar të Natasha Lakos ky film mori mendimet pozitive nga kritika e kinemasë. Por 14 vjet më pas shfaqja e këtij filmi duket dhe si një homazh për një prej aktorëve që tashmë nuk është më. Ai është Gentian Demaliaj, i njohur për publikun më shumë si këngëtari i grupit “Djemtë e detit”.
Një tjetër aktorë që nuk është më i cili interpreton në këtë film është Bujar Lako. Subjekti i këtij filmi na flet rreth marrëdhënieve dramatike, dashurive, vetmive, dhe historia e një grushti njerëzish që jetojnë si satelitë me njëri tjetrin, në një vend ku kishat janë satelitë të xhamive, ku fshatrat janë satelitë të qyteteve, ku varri ka dështuar. Eshtë historia e Liljanës interpretuar nga Yllka Mujo, një grua e lirë që jeton së bashku me të fshehtat e saj, e cila mbetet e braktisur nga i shoqi. Po kështu mbetet dhe Ana, interpretuar nga Elia Zaharia, e cila në film si në jetë është e bija.
Në role të tjera në këtë film intepretojnë Enver Petrovski, Vajsan Lami, Kleid Kapexhiu, Ingvar Hakanson, Zeqir Duraku, Petrit Malaj, Katriot Caushi, Daniel Pernaux. Filmi është vlerësua me çmim të parë në kategorinë e filmit të huaj në Festivalin e Filmit të pavarur në Nju Jork më 2004. Kontribute në këtë film kanë dhe Afrim Spahiu, Ilia Xhokaxhi, Joni Shanaj, Aleksandër Simeonov, ndërsa muzika është realizuar nga Kujtim Laro.
24 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)