Luiza Gega ishte një prej surprizave të mëdha të formatit të kërcimit në Klan, “Dance With Me”, që tani është thjeshtë “Dance Albania”. Sportistja kampione europe, do të konkuronte bashkë me personazhe e tjetër të njohur cdo javë, me sfidat e vështira të kërcimit dhe mesa duket Gega nuk e kishte marrë parasysh impenjimin e madh që do të kërkonte programi, gjë që e ka shtyrë të heqë dorë pas vetëm pak javësh,
Kështu, në spektaklin e mbrëmjes së sotme, Luiza dhe stërvitja që kryen cdo ditë, se fundja është kampione Europe, ja bën të pamundur të impenjohet si duhet në sfidën e kërcimit, madje për numrin e fundit të realizuar ishte praktikuar vetëm një ditë, cka nuk ishte absolutisht maksimumi.
“Kur e shikoja këtë program nga jashtë, dukej si diçka argëtuese. Kur erdha këtu, kuptova se kërkon shumë impenjim. E kam të pamundur të jap më të mirën time. Për këtë koreografi kam bërë vetëm një ditë provë. Por nuk është maksimumi, unë dua të jap maksimumin”.-u shpreh sportistja, ndërsa në “lamtumirën” e saj shtoi:
“Uroj shumë që sado të kem përcjellë diçka, e di që mundem shumë më shumë se kaq sepse ndonjëherë i di aftësitë e tua dhe e di që po të përkushtohem, por ky nuk është maksimumi im sepse nuk e jap për shkak të kohës. Ju lutem të më mirëkuptoni juria, jam shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj duke pasur një juri si Klaudia, Iliri, Ermali. Uroj që produksioni të më mirëkuptojë, zysh Enada që ka bërë një punë të mrekullueshme me mua, Kristi gjithashtu. I gjithë publiku që radhën e kaluar kam marrë komente sikur të kisha fituar një garë si kampione Europe, komente pozitive pafund. Më vjen vërtet shumë keq që e ndërpres këtë eksperiencë kaq të bukur për mua”.
Në fund ajo nuk i kurse as disa “fjalë dashurie” për programin, madje gati edhe në lot:
“Ka qenë një ëndërr shumë e bukur, sinqerisht unë nuk mendoja që do ta shijoja kaq shumë dhe që do merrja kaq dashuri nga të gjithë ju, përveç asaj që unë bëj. Mos më bëni të qaj se jam natyrë që prekem dhe dua ta mbaj këtë si një eksperiencë të bukur dhe një kujtim vërtet, pse jo nga më të bukurat e jetës time”.