Luiz Ejlli, ish-konkurrent i “Big Brother Albania VIP 2”, ka thyer heshtjen në lidhje me përvojën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri përmes një deklarate të hapur dhe të ndjeshme në rrjetet sociale.
Në një video të postuar në Instastory, Ejlli ka folur për padrejtësitë dhe manipulimet që ndjeu gjatë kohës së tij në program, duke përmendur edhe përdorimin e anëtarëve të familjes së tij dhe të partneres së tij, Kiara Tito, për qëllime dramatike të shfaqjes.
Në deklaratën e tij, Luizi shpreh mirënjohje të thellë për Kiarën, duke theksuar se ajo i ka dhënë “çmimin më të madh” – përkrahjen dhe dashurinë e saj, si dhe një familje të bukur së bashku me lindjen e vajzës së tyre, Luna Mari, më 30 prill. Ai e cilëson këtë si fitoren e vërtetë, duke iu referuar jetës familjare si bekimin më të madh që ka marrë nga ky eksperiencë. Ejlli përmbyll deklaratën e tij duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.