Prezenca e tij në formatin e famshëm “Big Brother VIP” është përfolur prej kohësh, ndërsa burime ekskluzive për Iconstyle bëjnë me dije se Luiz Ejlli do të ketë rolin e opinionistit.
Ai s’do të jetë “vëllai i madh” i produksionit, por “vëllai i madh” që do të gjykojë sipas opinioneve të tij, lojën e konkurrentëve që do të marrin pjesë në reality-show.
Ende nuk dihet kush do të jetë krah Luiz Ejllit në pozicionin e opinionistit tjetër, ndërsa rrjeti gjithashtu “zien” për moderatorin që do ta drejtojë këtë vit emisionin, mes dy emrave të lakuar; Arbana Osmani dhe Ledion Liço.
Marrë nga report tv