Sikundër paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të martë pamje nga brenda spitalit Infektiv, ku po marrin trajtim pacientët e infektuar me koronavirus.
“Nga vija e zjarrit, në brendinë e Spitalit Infektiv Covid 1, ku luftohet pa pushim për të mbrojtur e shpëtuar jetë”
Ndërkohë, shefja e shërbimi Infektiv, Najada Çomo u shpreh se kapacitetet e spitalit Covid 1 nuk janë ezauruar, ndërsa ka folur edhe për angazhimin dhe përkushtimin e bluzave të bardha për të pritur pacientët me Covid-19.
“Kapacitetet e shërbimit infektiv janë gjithsej 120, është dhe spitali Covid2 ku alternojmë punën. Sot që flasim ne kemi kapacitete të pa ezauruara, ndaj është hapur Covid3 ku dërgohen pacientët që janë pak më mirë”.
Sa iu përket pacientëve që janë parë duke marrë shërbim në ambulance dhe jo në ambientet e spitalit, Çomo tha: “Ata qëndrojnë aty jo se nuk ka shtretër, por ka një triazh që bëhet nëse i plotëson apo jo pacienti kushtet për të hyrë brenda.”
https://fb.watch/1GrPHN6vL9/