Kompania televizive Tring i është bashkuar emrave të tjerë televiziv shqiptar e ndërkombëtar për të ofruar në formë dhurate paketat me pagesë për të luftuar ndryshe virusin COVID-19.
Në këto ditë të vështira ku thirrja për të gjithë shqiptarët është: Qëndroni në shtëpi, argëtimi përmes televizionit mbetet një nga zgjedhjet më të mira për të kaluar kohë përpara ekranit më familjet tona.
Prandaj edhe Tring këto tre ditë do të ofrojë falas të gjitha kanalet e saj.