WASHINGTON — Kareem Abeed, producentit të nominuar në çmimet Oscar 2018 me dokumentarin “Last Men in Aleppo”, më në fund i është dhënë e drejta e vizës së udhëtimit e cila do t’i lejojë pjesëmarrjen në mbrëmjen e Oskarit, pas apelimit që iu bë Departamentit të Shtetit.
Abeed i ishte refuzuar viza e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara për arsye të seksionit 212(f) të Ligjit për Emigracionin dhe Shtetësinë, në të ciën Presidenti Trump ndalonte hyrjen e shtetasve nga 8 vende të Lindjes së Mesme, duke përfshirë edhe Sirinë e cila ishte edhe origjina e producentit me vendbanim të përkohshëm në Turqi.
Feras Fayyad, drejtori i filmit, në Twitter bëri me njohje ndjekësit e tij se Abeed më në fund i është pranuar e drejta e vizës duke falenderuar ata që e kanë suportuar por gjithashtu edhe miqtë amerikan që ndihmuan në këtë çështje.
Por mbrëmjet e Oskarit, prej disa vitesh që prej fillimit të luftës, kanë patur mungesa sa i përket disa personazheve të nominuar si pasojë e gjendjes tejet të rënduar nga zhvillimet në shtetin e tyre./IMAlbania.com/