Gabimet padyshim janë njerëzore, por përderisa i shohim edhe nëpërmjet ekranit të televizionit, atëherë kemi mundësinë interaktive që të luajmë pak më shumë. Prej vitesh tashmë programi “Fiks Fare” në ekranin e Top Channel i dedikon rubrikën e monitorimeve të gjithë moderatorëve, të cilët gabojnë gjatë transmetimeve direkte dhe të themi të drejtën gjithmonë shkaktojnë të qeshura tek publiku.
Rasti që po veçojmë sot është pak më i veçantë pasi kemi të bëjmë me një ngatërres të gjatë, ndoshta më të gjatën të arritur ndonjëherë në ekranet tona. Moderatori dhe gazetari njohur Artur Nura, aktualisht në A1 Report, ka rënë pre e një situate të pakëndshme gjatë transmetimit LIVE. Në momentin kur po priste telefonata nga publiku për të dhënë mendimin e tyre rreth temës së hapur, një mizë rrotullohet rreth tij, duke shkaktuar një nervozizëm të dukshëm tek Nura. Përveçëse reagoi dhunshëm ndaj mizës, ku disa herë tentoi t’a vriste në transmetim LIVE, ai u irritua edhe nga telefonatat e shikuesve, të cilët krejt natyrshëm po bënin diçka qytetare.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme, e cila me detaje sjell të gjithë situatën e pakëndshme që Nura kaloi në studio.
IMA / S. Dema