Lufta e Nuseve, është titulli i formatit reality show me autore dhe regjisore Lorena Bashën, në qënder të të cilit janë tre nuse të vërteta që konurojnë për të fituar muajin e mjaltit! Ato do të jene të ftuara në dasmat e njëra-tjetrës për të gjykuar, komentuar dhe vleresuar dasmën. Në fund të tre dasmave, ato do jenë duke pritur me emocion ardhjen e limuzinës që do të sjellë dhëndrrin fitues.
Juria e programit përbëhet nga dy nuset në konkurim (të cilat ndryshojnë çdo javë) dhe vetëm një anëtar konstant, rolin e të cilit do t’a vesh Armand Peza, një nga sipërmarrësit më të njohur në këtë fushë, i cili me markën Geraldina Sposa ka ndryshuar konceptin e dasmës në Shqipëri.
Në fakt, formati është shumë i ngjashëm me formatin amerikan Wedding Wars, por autorët e mohojnë një kopje të mundshme nga ky reality show duke theksuar se formati është origjinal shqiptar.
Programi mendohet të fillojë transmetimin në TV Klan nga Janari 2015 dhe do ketë 8 seri nga 50 minuta. Ndërkohe janë zbuluar edhe nuset e episodit të parë. Ato janë Ariola Cara, Mariglena Gjuzi dhe Stela, të cilat mund t’i shihni në foton më poshtë.