Lufta e Nuseve, është titulli i formatit reality show me autore dhe regjisore Lorena Bashën, në qënder të të cilit janë tre nuse të vërteta që konurojnë për të fituar muajin e mjaltit! Ato do të jene të ftuara në dasmat e njëra-tjetrës për të gjykuar, komentuar dhe vleresuar dasmën. Në fund të tre dasmave, ato do jenë duke pritur me emocion ardhjen e limuzinës që do të sjellë dhëndrrin fitues.
Spoti TV
Juria e programit përbëhet nga dy nuset në konkurim (të cilat ndryshojnë çdo javë) dhe vetëm një anëtar konstant, rolin e të cilit do t’a vesh Armand Peza, një nga sipërmarrësit më të njohur në këtë fushë, i cili me markën Geraldina Sposa ka ndryshuar konceptin e dasmës në Shqipëri.
Në fakt, formati është shumë i ngjashëm me formatin amerikan Wedding Wars, por autorët e mohojnë një kopje të mundshme nga ky reality show duke theksuar se formati është origjinal shqiptar.
Programi do të fillojë transmetimin në TV Klan nga 15 Shkurti 2015, çdo të diel ora 20.00 dhe do ketë 8 seri nga 50 minuta. Ndërkohe janë zbuluar edhe nuset e episodit të parë. Ato janë Ariola Cara, Mariglena Gjuzi dhe Stela, të cilat mund t’i shihni në foton më poshtë.
Trailer i Episodit të Parë