Një çift farmacistësh që u takuan në një konferencë farmaceutike do të kurorëzojnë dashurinë e tyre nga e cila ka ardhur në jetë një djalë. Redona dhe Mandi, çifti tjetër u njohën me njëri – tjetrin gjatë viteve të studimit, me anë të shoqërisë së përbashkët dhe sjellin në këtë puntatë dasmën që të dy realizuan.
Çifti i tretë do të martohen ndërsa janë në pritje të fëmijës së parë. Një dashuri që e çoi Matildën nga Mallakastra në Malësinë e Mirditës, tek burri i jetës së saj, Prenga.
Komente pikante, emocione dhe një ndërthurrje dasmash mes tradicionales e modernes.
Mos humbisni këtë të dielë në orën 20:00 në Televizionin Klan rrëfime të historive të dashurive, dasma të mrekullueshme dhe një finale plot humor.
Marre nga Tv Klan