Shpesh herë shumë emra personazhesh shqiptarë janë përmendur se do prenkin tapetin e shkëlqyer të Hollywood-it por jo të gjithë ja kanë arritur qëllimit. Mbas Rita Orës dhe Bebe Rexhës një tjetër shqiptar i Kosovës ka arritur ti kaloj kufijt për të prekur endrrën Hollywood-iane, por në një mënyrë krejtësisht ndryshme. Bëhet fjalë për Ludovik Tunaj dhe është nga Suhareka e Kosovës. Ky djalosh që në pamje të parë duket si një yll Hollywood-i, që prej vitit 2011 është një ndër stilistët më të mirë të flokëve.
Prej vitesh ai jeton në Zvicër dhe është emri më i njohur në këtë fushë duke marrë pjesë dy herë në Academy Awards në Hollywood dhe tre herë në festivalin e Kanës. Emri i tij i skenës siç e njohin të gjithë është Ludo Lee . Ai njihet për bashkëpunime me emra të mëdhenj si Madonna, Jennifer Aniston, Paris Hilton, Monica Belluci, Eva Longoria, Kim Kardashian dhe modele me famë botërore si Naomi Campbell, Miranda Kerr,Heidi Klum etj!
Ai po korr shumë sukses nëpër botë me profesionin e tijë por edhe si një ambasador i Shqipërisë dhe Kosovës nëpër botë. Ai shumë herë është shfaqur në daljet e tijë publike me simbolet kombëtare duke e bërë vendin tonë të njohur nëpër botë. Nga të paktët djem shqiptar i cili ka punuar shumë për të prekur realitetin e vërtet të botës Enterteiment.
IMA / G. Qerimi