Javë më parë, ju kemi folur për aventurën e re televizive të Sabrina Ferilli-t. Aktorja është duke u përgatitur debutin e saj si prezantuese. Ajo do të jetë protagonistja e mbrëmjeve të së shtunave në ekranin Agon Channel Italia, që do të fillojë transmetimet në kanalin 33 të digital tokësorit italian prej 1 nëntorit 2014. Programi që Ferilli do të drejtojë është “Contratto”, versioni italian i formatit “Kontrata” drejtuar nga Sonila Meço. Në sallonin e saj ajo do të mirëpres personazhe të botës së spektaklit, sportist, gazetarë, politikanë, sipërmarrës që do të rrëfejnë më shumë për jetën e tyre publike dhe private dhe në fund do të firmosin një “kontratë” me publikun.
Faqja Davide Maggio ka zbuluar të tjera informacione për programin “Contratto”. Sipas faqes, Sabrina Ferilli ka shprehur dëshirën për të patur përkrahë saj në këtë format si udhëheqës të projektit Luca Zanforlin, i njohur për publikun italian si autor në programin “Amici” në Canale 5. Ende nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje. Nëse Zanforlin do të pranojnë punën e re do të duhet të largohet përsëri nga Milano, për të arritur Tiranën ku realizohen programet e Agon Channel Italia.
Ai është pjesë e Agonit ju thoni nuk dihet ?! IMA merrni informacione…….