Ky sezon televiziv nuk i rezervoi një hapësirë Luana Vjollcës me programin e saj të njohur “Shiko Kush Luan” duke u bërë shkak që moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun të vendosi largimin nga Top Channel. Kërkesat e ndjekësve janë të shumta për ekranin e Luana Vjollcës në televizion, por mesa duket ajo ka vendosur ta lëjë suprizë deri në momentin e fundit.
Në një “insta story” të publikuar në porfilin e saj në Instagram, Luana ka bërë me dije se “Shiko Kush Luan” do të rikthehet për publikun në datën 1 Janar, por duke mos bërë me dije asnjë detaj tjetër.
Në media ka qarkulluar dhe lajmi se Luana ka marrë ftesa dhe nga televizionet e tjera kombëtare, përfshirë Vizion Plus dhe TV Klan. Aktualisht TV Klan e ka planifikuar “prime time” për në datën 1 Janar ku do të shfaqi një nga filmat e Ermal Mamaqit, ndërkohë që Vizion Plus ende nuk e ka publikuar nga ana tjetër.
Sidoqoftë, një hapësirë e mundshme ku mund të shfaqet Luana Vjollca është dhe ABC i cili po investon së fundmi masivisht në programacionin e tij si një televizion tashmë gjeneralist. Por nuk prejashtohet dhe mundësia që Luana ta kthejë “Shiko Kush Luan” në formatin Web TV përmes YouTube.
Diçka është e sigurt, Luanën e presin shumë fansa dhe “Shiko Kush Luan” gëzon simpatinë e publikut./InfoMedia Albania/