Moderatorja më e komentuar e ekraneve shqiptare, Luana Vjollca ka zbuluar ditën e sotme se ka nisur pushimet në Mikonos, një nga ishujt më luksoz të Greqisë. Ajo ka ndarë me të gjithë një foto gjatë një darke ku duket bukur dhe thjeshtë.
Se kush është shoqëruesi i bukuroshes në këtë udhëtim akoma nuk dihet, por që po kalon një kohë të shkëlqyer këtë arrijmë ta kuptojmë. Kujtojmë se Luana është duke shijuar edhe suksesin e këngës më të re që ka publikuar në bashkëpunim me Buajr Qamilin./revistawho.com