Sapo ka nisur “reality show” i dashurisë, Love Island Albania në TV Klan. Ndryshe nga çdo spektakël tjetër televiziv “Love Island Albania”, show që pritet të thyej rekorde të shikueshmërisë, nisi në mënyrën më të paimagjinueshme të mundshme. Drejtuesja e emisionit Luana Vjollca, u nis nga Tirana drejt vilës së dashurisë me helikopter. Pamja që të ofrohet gjatë udhëtimit është përrallore.
Hapja e spektaklit është e kuruar deri në detaje dhe këtu flasim për helikopter dhe makinën luksoze që e shoqëron deri në vilën e dashurisë.
E veshur me të zeza dhe me një shkëlqim që vërehet nga larg, Luana mbërrin në bregdet teksa panorama që ofron perëndimi i diellit e bën edhe më magjepsëse situatën.
Nën qiellin e vijës bregdetare që “flakëron”, Luana na merr me vete për të zbuluar më shumë rreth vilës luksoze të dashurisë ku do të bashkëjetojnë për disa muaj “islanders” që janë në garë për çmimin e madh, i cili do të jetë plotë 50 mijë euro.
Drejtuesja e emisionit na prezanton pjesën e jashtme të vilës luksoze të “islanders” duke nisur nga pishina e cila shkrihet në perfeksion me detin, për të vazhduar me disa ambiente fantastike të cilat si e kemi përmendur në artikujt e mëparshëm luajnë rol kyç në vendimet që do të marrin “islanders” në vilë.
Luana na prezanton për herë të parë dhomat e gjumit, gjithashtu në vilë është edhe një dhomë sekrete për çiftet që do të kërkojnë privatësi dhe intimitet. Dhoma nuk survejohet nga kamerat.