Pas mbylljes së sezonit të katërt të “Shiko kush Luan”, Luana Vjollca vendosi të marrë disa ditë pushime mëse të merituara për t’u çlodhur e për t’u rikthyer me energji për projektet e reja.
Duket se bashkëpunimi me stilistin e njohur Philipp Plein që nisi tek kënga “Locos” ku Luana erdhi në një duet me artistin kolumbian, Jay Santos, ka qenë i suksseshëm dhe stilisti i famshëm nuk le rast pa e treguar këtë mirënjohje.
Luana ka bërë një postim ku tregon se është surprizuar nga stilisti gjerman Philip Plein pikërisht në nisje të këtyre pushimeve dhe mesa duket ishte motivimi i duhur për t’i shijuar plotësisht këto ditë pushimesh.