Që në momentin kur epidemia e Covid-19 u bë një emergjencë shëndetësore globale, jo vetëm që u kthye në qendrën e diskutimeve të të gjithëve, por nxiti edhe imagjinatën e njerëzve. Shumë u fol për faktin se ajo që po ndodh tani, ishte parashikuar në të shkuarën.
Që nga një libër i viteve 90’, filmi “Contagion”, një serial në Netflix, një dokumentar Italian apo të përhershmit “The Simpsons”. Të gjithë flisnin për një pandemi, një virus që vinte nga Kina dhe prekte të gjithë botën. Megjithatë nuk ishin “parashikuesit” e vetëm të realiteti të 2020-ës.
Disa prej tyre i kemi pasur këtu në mesin tonë. Leximet e tyre të së ardhmes mund t’i gjejmë shumë thjeshtë në Instagram këto ditë. E para ëshët Luana Vjollca. Në një monolog në “Shiko Kush Luan” kohë më parë ajo thotë se çdo plan i njerëzve mbaron në atë moment, asgjë nuk do ishte njësoj si më parë. Sikur koronavirusi të mund të fliste, këto do ishin fjalët e tij:
View this post on Instagram
Më pas është Renato Mekolli. Në një putnatë të “Hell’s Kitchen”, ai refuzon t’i japë dorën një konkurenti sepse beson që nuk e ka larë. Siç bëjmë të gjithë tani.
Është dhe Ermal Mamaqi i cili 10 vite më parë, kërkonte që të dezinfektohej cdo cep i vendit ku shkonte.
Pra siç mund ta shohim, na kanë paralajmëruar por ne nuk ja vumë veshin.