2020 ka qenë një vit i suksesshëm për Luana Vjollcën dhe duket se do të mbyllet në të njejtën mënyrë, me arritje për të festuar. Moderatorja e “Shiko Kush Luan” është ndër personazhet shqiptare më të ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi ka arritur në shifrën e 2 milionë “followers”-ave në Instagram.
Për të falenderuar ndjekësit dhe fansat e saj për mbështetjen, ajo ka vendosur që të bëjë një “Giveaway”, që në fakt është një trend që po e shohim shpesh në rrjete. Megjithatë ky i Luanës është ndryshe nga të tjerët, pasi do t’i japë mundësinë 3 nga 2 milionë ndjekësve të saj, mundësinë për të festuar datëlindjen e moderatoren.
Rregullat për të marrë pjesë, por edhe një foto të Luanës që feston arritjen e saj më të fundit, e gjeni në këtë postim:
këtë postim:
Ndërkohë ajo ka bërë me dije se Shiko Kush Luan do të vijë në datën 1 janar, tashmë një emision traditë, ku Luana ka premtuar që nuk do të mungojnë surprizat.