Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione, surpriza e debate, teksa dy nga konkurrentet patën nga një takim të gjatë romantik me Saimirin.
Suela ishte një nga vajzat që ra shumë në sy këtë javë, duke qenë se edhe 33-vjeçari i dha shumë vëmendje.
Përveç takimit të gjatë që patën në një kantinë vere, ai e ftoi për një kërcim edhe në skenë, duke qenë se Suela u deh në takimin në disko me të gjitha vajzat.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Suela foli për emocionet që ajo pati sërish në skenë.
“Kur e pashë videon nuk e mbaja mend fare. Po tani që e pashë klipin ishte vërtetë i bukur me ato shots-at. Siç e tha vetë Saimiri kemi një ndjenjë”, u shpreh Suela.
Ndërkohë, e pyetur se çfarë i tha Saimiri gjatë kërcimit live në studio, bukuroshja nuk ka dashur të tregojë shumë.
“Më tha ca gjëra, folëm që isha prap në siklet…tani s’do t’i them të gjitha”, ka thënë Suela./