Takimi mes Saimirit dhe Enxhëllit ishte në qendër të diskutimeve këtë të hënë në “Love Story” dhe nuk shpëtoi pa u komentuar nga opinionist Robert Aliaj.
Aliaj mendon se Enxhëlli ka skenarë dhe fakti që tha se do të ikte nga emisioni sepse po sulmohej nga vajzat e tjera ishte lojë e fortë e saj.
“E shoh Enxhellin si një lojtare të fortë. Është gjithë skenarë, as nuk e vë në dyshim fare, as nuk ka pasur ndërmend të ikë fare, e bëri këtë gjë, e luajti fort, mori atë që deshi. Unë po flas çfarë shoh aty. Ideja që mos t’i shohim gjërat nga pikëpamja mekanike, çfarë ndodh, nuk me intereson fare. Më tepër dua të futem tek psikologjia e gjërave. Prandaj e kam theksuar shapeshherë është shumë e rëndësishme në një angazhim kaq të rëndësishëm, por është i rëndësishëm në gjithë jetën tënde vërtetësia dhe sa i ndershëm je ti me veten tënde. Dua të them që kjo loja e Enxhëllit pati rezultat, por për mua mbetet një lojë, që sfidoi momentalisht të gjitha vajzat e tjera. Personalisht nuk do ta bëja një gjë të tillë. Kur themi largohesh, largohesh. Enxhell nuk bëri këtë gjë”, tha Aliaj.
Sa i përket Saimirit, Robert Aliaj u shpreh se ai ra në grackë “si miu në djjathë të prishur”.
“Kjo e futi shumë thjeshtë në grackë. Saimiri ra në grackën më të parë që iu dha në këtë udhëtimin e vet imagjinar të thesareve. Saimiri është serioz, ka thënë që jam serioz dhe do gjej thesarin e jetës. Do e ndihmoj Saimirin në këtë rast, që të jetë më i vëmendshëm dhe t’i shohë gjërat më thellë, se ra krejtësisht, e patë Saimirin, iku Saimiri…Po fluturonte. Flas në raport me Enxhell, me ikjen e saj se s’ka lidhje. Me Enxhell ishe krejtësisht në grackë, si miu në djathë të prishur”, tha Aliaj.