Ka nisur tashmë java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa rrethi i vajzave po ngushtohet dhe konkurrenca po rritet nga puntata në puntatë.
Debatet dhe tensionet e natës së katërt kanë shoqëruar të gjithë javë, duke sjellë një ndarje të vajzave në grupe.
Ndërkohë, Saimiri ka folur në vija të përgjithshme për të gjitha vajzat, duke dhënë edhe përshtypjet që ai ka marrë nga takimet me to, në grup apo edhe privatisht.
Protagonisti i kësaj romance live është shprehur i kënaqur me konkurrentet, teksa nuk ka nguruar të veçojë Xhesin, për të cilën ka thënë që e shikon si partneren e tij të ardhshme.
“Ndihem shumë mirë, shumë komod. Vajzat më kanë dhënë shumë dashuri. Sigurisht që u nisa me idenë që do e gjej këtu parteren, por ishte akoma një ëndërr, tani e përjetoj.
Ka disa nga vajzat që janë më interesante, që i shoh ndoshta edhe si partnere në të ardhmen. Kam pasur një përshtypje të mirë për Xhesin dhe vetëm ma ka përforcuar atë mendimin pas takimit që kisha.
Më pëlqen që është një vajzë e thjeshtë, e sinqertë. Nga sjellja dhe nga karakteri e shoh që mund të jetë partnerja ime e ardhshme”, është shprehur 33-vjeçari.
Më tej ai ka komentuar pak edhe takimet me Merin dhe Flavian, duke nxjerrë në pah një pjesë të karakterit të tyre, me aq sa ai ka arritur të vërejë.
“Me Merin pata një takim shumë të mirë, e njoha më nga afër. Vlerësova atë që edhe pse është modele nuk bën gjithçka për modelingun. Meri është një vajzë shumë elegante, edhe në fytyrë ka diçka shumë tërheqëse.
Flavia është si një mace e vogël që ka qejf ledhatimet, ka qejf të bjeri në sy, të përkëdhelet. Me Flavian nuk kam pasur takim të gjatë, këto janë përshtypjet e para, të tjerat mbeten për tu parë”, ka deklaruar Saimiri.