Teksa ka nisur puntata e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, java që shkoi ka qenë e shoqëruar me debate të forta mes vajzave, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë deklaratat e Enxhëll për konkurrentet e tjera.
Në takimin e saj me Saimirin, Enxhëlli foli dhe komentoi prekjet dhe sjelljen e vajzave të tjera, gjë që nuk u prit fare mirë nga këto të fundit.
Veç të tjerash ajo përmendi edhe mamanë e binjakeve, për të cilën tha se kishte dëgjuar se i kishte sjellë në emision.
Saimiri është shprehur i zhgënjyer nga kjo deklaratë, teksa motrat binjake nuk kanë nguruar t’i përgjigjen Enxhëllit për përmendjen e familjes.
Saimiri: E shoh si gjë shumë të ulët të flasësh për njerëz kur nuk ndodhen aty. U zhgënjeva nga vajzat. Aq më shumë me Enxhëllim që e kisha edhe në takim.
Albana: Ato kanë bullizuar, kanë ofenduar, kanë tallur. Unë nuk kam ofenduar personalisht. Ti përmende familjen Enxhëll.
Enxhëll: Keni qenë ju të parat që e keni nisur. E di shumë mirë çfarë do të thotë figura e nënës në jetë.
Silvana: Ti ke 10 fytyra këtu brenda, sepse ke përmendur mamanë, gjënë tonë më të shtrenjtë, familjen, që s’kishe fare të drejtë ta prekje.