Love Island Albania, ka nisur mbrëmjen e sotme me surpriza. ‘Reality show’ po transmetohet në televizionin Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës. Vajzat janë vënë mbrëmjen e sotme për të zgjedhur djalin që dëshirojnë të kenë në krahë për të vazhduar rrugëtimin në vilën e dashurisë.
Deri më tani çiftet e reja që janë krijuar janë si më poshtë:
Xhoana: Nga të gjitha takimet i vetmi mashkull që i ka vlerat është Arlindi.
Arlindi: Ndihem shumë mirë, më kanë bërë shumë akuza të padrejta.
Ilda: Për mua ka qenë e vështirë që të zgjedh, por kam marrë një vendim dhe besoj që do jetë zgjedhja më e mirë që unë bëj sot, djali që unë zgjedh është Stivi.
Stivi:Po më pushon zemra, shpresoj që të kalojmë momente të bukura si javën e kaluar.
Artemis: Këtë javë ma ka marrë vëmendjen vetëm një djalë, ka shprehur pëlqim ndaj meje dhe më bën të ndihem mirë dhe djali që dua të jem çift është Gleni.
Gleni:Po jam shumë i lumtur.
Iris: Ka qenë një javë e vështirë dhe me emocione, veç një prej djemve ka qëndruar afër meje dhe më ka kushtuar vëmendje. Zgjedh të bëhem çift me Everaldon.
Everaldo: Më habiti, më ka habitur shumë, nuk e prisja këtë zgjedhje. Jam shumë i lumtur.
Amadea: Djali që dua të bëhem çift është Aleksandros.
Aleksandros: Ndihem shumë i kënaqur, Amadea është shumë interesante në sytë e mi.
Sofiela: Zgjedhja ime do jet personi që është treguar shumë i sinqertë, ndoshta në fillim nuk kemi qenë të afërt, djali që zgjedh është Salioni.
Sergei është djali që mbetet single