Familjarët e Arjan Salës i cili ka më shumë se 20 orë që ndodhet në magazinën që po digjet te Casa Italia kanë shpërthyer në lot. Familjarët e të riut kanë shpërthyer në lot dhe britma për të afërmin e tyre.
Zjarri masiv që nisi ditën e djeshme në magazinën te ‘Casa Italia’ ka lënë tre pesona të zhdukur. ‘News24’ bën të ditur se pronari i kësaj godine ka rënë dakord që të shembet muri i ndërtesës, në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e punonjësit.