The Future Group dhe FremantleMedia Norway njoftoi sot se Dubai TV ka marrë të drejtat për prodhimin e një versioni në gjuhën arabe të formatit të tyre gameshow Lost in Time.
Transmetuesi ka porositur 2 sezone dhe një total prej 26 episodesh të cilat do të transmetohen në 22 vende në Lindjen e Mesme.
Marrëveshja vjen pas sezonit të parë jo të suksesshëm të spektaklit në TVNorge në Norvegji.
CEO dhe bashkë-themelues i The Future Group, Bard Anders Kasin komentoi se kjo marrëveshje do të hapte derën e shfaqjes për tregun ndërkombëtar./IMA/