Lori Hoxha tashmë është një emër mjaft i njohur si pjesë e Top-Media dhe veçanërisht e Top Channel, media e cila është themeluar nga i ati i saj.
E ftuar në “Dilema Sociale” me Eno Popin në Top Albania Radio, Lori ka folur dhe për televizionin, këndvështrimin e saj rreth programacionit të Top Channel por dhe dëshirën për t’u shfaqur në televizion.
E pyetur nga Eno, nëse e sheh të ardhmen në televizion, Lori tha se ka vlera për të përgatitur një emision:
“..Kam mjaftueshëm bagazh të bëj një emision shumë të mirë. Shpresoj që të vij momenti që dua të bëj diçka të tillë. Dua të bëj diçka që vërtetë vlen, jo vetëm për të vendosur emrin në titra…”– shprehet Lori.
Lori Hoxha e rritur tashmë me televizionin, nisur nga çfarë tha, mesa duket e sheh veten në një program, momenti i të cilës sa shihet është duke ardhur.
Sa për “gojët e liga”, indirekt Lori u përgjigj:“Nuk e kam aq të rëndësishme këtë, nuk e kam kaq të madhe egon.”
InfoMedia Albania