“Nuk jam pronare, kam aksione aty ku ka aksione familja ime. Aksionet tona ndahen në pesë pjesë, vëllai, motra dhe mami.”, shpjegoi ajo në “IN Tv”, “Të ishte për mua do të doja të ishte babai im, ai dinte ta drejtonte shumë mirë Top-in. Është përgjegjësi shumë e madhe, por unë dua ta bëj dhe dua ta bëj mirë.”
E pyetur nga Kelvi Kadilli lidhur me spekulimet për një krizë brenda “Top Channel”, Lori u përgjigj menjëherë se janë të pabaza. Ndryshimet e mëdha që po ndodhin janë të zakonshme për televizionet pasi vjen një ekip i ri menaxhimi, siç thotë ajo.
“Ç’do të thotë krizë? Krizë financiare nuk ka. Krizë menaxheriale nuk ka. Janë thjesht ndryshime të zakonshme në menaxhim, kjo nuk është krizë.”
Lidhur me largimin e autores së “The Voice” Zefina Hasani në edicionin e shkuar pas performancës aty të Ledri Vulës (lexo këtu), Lori Hoxha sqaroi se nuk e ka hequr askush nga puna pa të drejtë, ishte një shkelje e kontratës nga ana e saj që e solli këtë largim.
“Di ta ndaj jetën profesionale nga ajo personale.”, u shpreh Lori, “Në këtë rast ka pasur shkelje kontrate të njëanshme. Në Top Channel nuk punohet me rregulla provinciale. Ka rregulla institucionale dhe duhet të zbatohen.”
https://youtu.be/IqZlPodNPHs