Ditën e sotme u transmetua në “Top Albania Radio” intervista eksluzive e producentes së këtij spektakli, Lori Hoxha. Në një bisedë me gazetaren Jonida Aliçkollin, Lori zbuloi shumë detaje lidhur me “reality show-n”. E sigurisht një nga pikat më interesante të bisedës ishte kur Jonida e pyeti Lorin për pjesëmarrësit e BBV aq shumë të komentuar në media.
Lori u vu përballë një liste personazhesh VIP, që janë përfolur këto javë për të qenë pjesë e “Big Brother” dhe zbuloi nëse janë kontaktuar nga produksioni. Ajo tha se personazhet e kontaktuar janë: Rudina Dembacaj, Arjola Demiri, Romeo dhe Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Rozana Radi, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Ema Andrea, Bleona Qereti, Alex Seitaj, Paloma, Fatma Haxhialiu, Roza Lati, Mihrije Braha e shumë e shumë të tjerë. Ndërsa mohoi të jenë kontaktuar personazhet që kanë qenë më parë në “Big Brother Albania”, Robert Aliaj, Andi Artani.
E pyetur nëse ka pasur ndonjë kriter bazë ku produksioni është fokusuar, që ata duhet të përshtateshin patjetër, Lori tregoi:
“Kriteri i parë ishte që ata të kishin një lloj njohje në publik. Ky është kriteri bazë i patntës së “Big Brother VIP”. Sigurisht që kemi pasur indikacione shumë të saktësuara nga grupi i “Big Brother” në Hollandë. Ne kemi kontaktuar shumë. Në fakt unë vetë kam qenë shumë e distancuar nga përzgjedhja e personazheve sepse mendoj që produksioni duhet të qëndrojë larg pjesës së kontentit që mos të ndikoheshin nga pëlqimet personale. Sigurisht që ne duam të ketë karaktere të forta, njerëz që i qendrojnë një mendimi të caktuar, që janë një model i mirë për shoqërinë. Që kanë diçka për të ofruar, kanë një lloj talenti dhe i përkasin një lloj industrie të caktuar në Shqipëri. Jemi munduar të mbajmë sa më shumë grupe të ndryshme njërëzish, sepse ky është thelbi i “Big Brother” në fund të ditës. Se si funksionojnë disa njerëz të kritereve të ndryshme në një ambient të përbashkët. Të gjithë njërzit që ti nuk ke nevojë t’i pyesësh për emrin, kanë një lloj imapkti në publik. Ne jemi munduar të ftojmë brenda shtëpisë së “Big Brother” persona që kanë një lloj influence.”