“Big Brother VIP Albania” do ketë dy opinionistë që do komentojnë ndodhitë brenda shtëpisë më të famshme në vend. Një lajm i tillë ka qarkulluar në media dhe është konfirmuar edhe nga producentja Lori Hoxha. Sikundër ju bëmë me dije ditën e djeshme, Top Albania Radio vjen me një edicion special për të zbuluar çdo detaj apo të pathënë më parë mbi çdo pyetje që mund të keni. Sot në orën 18:00 do të transmetohet për të gjithë dëgjuesit dhe fansat e këtij spektakli, intervista eksluzive e Jonida Aliçkollit me Lorin, gjatë të cilës Lori u është përgjigjur shumë pyetjeve.
E pyetur rreth opinionistëve, Lori ka konfirmuar se do të ketë dy të tillë në “Big Brother VIP” dhe madje që nuk i kemi parë më parë në këtë profil. Dhe jo, nuk është Arjan Konomi që është përfolur në rrjetet sociale.
“Opinonistët janë dy. Është një grua dhe një burrë. Donim dy që të balanconim njëri-tjetrin dhe të kishim sa më shumë opinione të mira. Po ashtu janë shumë karaktere të ndryshme dhe janë në profile të ndryshme. Kështu që shpresoj të gjenden mirë dhe nuk janë afër mendjes. Nuk janë këto opinonistët që priten gjithmonë të jenë. Nuk është Arian Konomi (qesh).”
Këto dhe më shumë detaje rreth “Big Brother VIP”, do të na i zbulojë Lori në intervistën e saj në “Big Brother Special”, sot në orën 18:00 në frekuencën e Top Albania Radio-s.