Loja në “Big Brother Vip Albania” është e paparashikueshme! Ajo merr një tjetër rrjedhë sapo ndodhin nominimet, lojërat dhe hyrje të reja. Po sikur në këto hyrje, do të ishin personat që e “menaxhojnë” lojën e “Big Brother”?
E kemi fjalën për producenten Lori Hoxhën dhe regjisorin Eduart Grishajn, njëri regjizor e tjetra producente e formatit.
Ishte vetë Lori e cila teksa ka postuar në Instagram një foto me Eduartin, me humor ka ngritur pyetjen se kush do e fitonte lojën nga produksioni e pse pikërisht ajo.
“Nëse produksioni i Big do futej brenda në shtëpi, kush mendoni që do ta fitonte dhe pse pikërisht unë?”
Pas kësaj, filloni të imagjinoni një BB me produksionin e spektailit dhe gjeni se cili do të ishte banori juaj i preferuar…