Lori Hoxha nuk flet shpesh për jetën private, megjithatë herë pas here ndan detaje me ndjekësit në rrjetet sociale. Të shumta kanë qenë pyetjet që i janë drejtuar trashëgimtares së Top Channel dhe disa prej të cilave zbuluan më shumë rreth dëshirave të Lorit për sa i përket dashurisë, karrierës dhe dasmës.
E pyetur se cilën do të zgjidhte mes dashurisë dhe karrierës, ajo preferoi këtë të dytën.
“Të dyja të ndihmojnë të rritesh, por nëse do të më duhej të zgjidhja do shkoja pas një karriere që dua”, -ka shkruar ajo.
Ndërsa për sa i përket dasmës, Lori ka menduar një vend special. Ajo do të donte të martohej në Capri të Italisë, megjithatë thekson se nuk do t’ia kalonte dot dasmës së motrës së saj, Sarës.