Reperja e njohur Loredana shpesh ndan momente nga jeta e saj në rrjetet sociale, duke përditësuar ndjekësit me projektet e reja apo koncertet, por edhe me përditshmërinë e saj.
Së fundmi, Loredana ka habitur ndjekësit dhe ka marrë shumë komente në një video të postuar në TikTok. Në video reperja shfaqet duke puthur në buzë një vajzë dhe ka shkruar: “E dashura ime e re (my new girlfriend)”
Në fakt “my new girlfriend”, përdoret edhe për të cilësuar një shoqe të ngushtë.
Kujtojmë se ka patur shumë spekulime nëse Loredana është apo jo në një lidhje e me anë të një postimi në Instastory duket se ka pranuar se ka gjetur dashurinë e saj. Kjo pasi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj ku mban një orë elektronike e cila është e lidhur me telefonin dhe mesazhet shfaqen aty. Por duket se në mënyrë të qëllimshme reperja ka zgjedhur të zbulojë mesazhin që i është dërguar dhe shkruhet: “Të dua zemër”.