Mesa duket martesa me Mozzik i ka lënë aq shije të keqe Loredanës sa tashmë e ka fobi. Këtë reperja e ka thënë vetë pas një komenti në TikTok, ku në një video një ndjekës e pyet: “Po mendon të martohesh?”
Qartë dhe drejtpërdrejtë artistja tha: “Unë e kam fobi martesën!” Në fakt, ndoshta jo drejtpërdrejtë vetë martesa me ish-bashkëshortin, por e gjithë marrëdhënia me të deri në proçesin e ndarjes, e shumëkomentuar në media e rrjete sociale, e ka bërë Loredanën që mos e mendojë më martesën. Të paktën për momentin.
Kujtojmë që “përplasja” e fundit mes dy artistëve ndodhi pas këngës “Të dua”, që Mozzik e bëri për vajzën e tyre, Hana, ku rrëfente vështirësitë e qendrimit larg me të dhe shumë nga “dramat” e tyre në çift.