Xhirimet e serisë televizive, Lord Of The Rings, do të zhvendosen nga Zelanda e Re në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që pritet të rrisë ekonominë në vend.
Sezoni i dytë do të xhirohet në vende të ndryshme të Britanisë, që përdoren për të rikrijuar Epokën e Dytë të historisë së Tokës së Mesme të JRR Tolkienit.
Mbretëria e Bashkuar mund të përputhet lehtësisht me bukurinë dhe shkallën e vendeve që ofrohen në Zelandën e Re, shkruan Mirror.
Seriali ende i pa titulluar do të shfaqet premierë në Prime Video në shtator të vitit të ardhshëm.
Seriali thuhet se është më i shtrenjti i bërë ndonjëherë, me një buxhet që spekulohet se kap shifrën e 394 milionë eurove.
“Kalimi në Mbretërinë e Bashkuar përputhet me strategjinë e studios për të zgjeruar gjurmët e saj të prodhimit dhe për të investuar në hapësirën e studios në të gjithë vendin”, tha kompania Amazon.
“Ne duam të falënderojmë njerëzit dhe qeverinë e Zelandës së Re për mikpritjen dhe përkushtimin e tyre në sigurimin e serive të Lord Of The Rings me një vend të jashtëzakonshëm për të filluar këtë udhëtim epik”, tha Vernon Sanders, zëvendëspresident dhe bashkëdrejtues i TV-së në Amazon Studios.
Post-prodhimi i sezonit të parë të serisë do të vazhdojë në Zelandën e Re deri në qershor 2022, ndërsa para-prodhimi në sezonin e dytë do të fillojë njëkohësisht vitin e ardhshëm.