“Lonley Planet” nuk rreshtet së magjepsuri nga Shqipëria. Në një tjetër shkrim të ri për vendin tonë, prestigjiozja amerikane sjell titullin “48 orë në Tiranë”.
“Tirana plot jetë e mvesh historinë e saj me krenari”. Me këtë fjali përmbledhëse nis shkrimi i gazetares Bridget Nurre Jennions. Për të cilën kryeqytetin plot ngjyra të Shqipërisë është e lehtë ta ngatërrosh me çdo qytet modern në Evropën Perëndimore me bar-kafetë shik në bulevardet e gjera, ku mund të kryqëzohesh edhe me urë otomane prej guri, vila italiane, apo blloqe apartamentesh të lyera së fundi me pastel. Me 45 vite të sundimit izoluar komunist në të shkuarën, Tirana ka pësuar një transformim të mrekullueshëm në vitet e fundit dhe është një destinacion në rritje për udhëtarët, shkruan Lonley Planet.
Edhe media e madhe italiane TGCOM ka botuar një shkrim mbi Shqipërinë, vendin me bregdet që ngjan me Karaibet. “Një diamant ende në gjendje të papërpunuar, me pamje të një bukurie të madhe. Duket se kjo është bukuria që i ka hije Shqipërisë, një tokë pak e mërzitur nga flukset e mëdha të turistëve, por që fsheh peizazhe të një sugjestionimi të madh, që duken si ato të Karaibeve, me ngjyra blu apo turkeze, me pastërti të pabesueshme si kristali, ku gjen mikpritje të madhe, çmime low cost, një hap larg Italisë, por ende larg imazhit të turistit italian, shkruan TGCom, duke renditur me përshkrime tërësisht admiruese plazhet më të bukur të gjithë Rivierës Shqiptare.
Marre nga RTSH