Qeveria britanike refuzoi sot ultimatumin e BE-së për të hequr dorë nga plani i saj për anashkalimin e një pjesë të marrëveshjes së saj të tërheqjes nga Blloku deri në fund të këtij muaji ose të përballet me veprim ligjor, tha shefi i kabinetit Michael Gove.
“Unë e bëra plotësisht të qartë që ne nuk do ta tërhiqnim këtë legjislacion dhe ai e kuptoi këtë”, tha Gove para gazetarëve pas bisedimeve me zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, Maros Sefcovic.
“Por ne theksuam, gjithashtu, rëndësinë jetike të përparimit”, shtoi tha ai.
Ministri i lartë tha se marrëveshja duhet të arrihet përmes një komiteti të përbashkët për mënyrën e zbatimit të një dispozite në marrëveshjen e tërheqjes për rregullimet e ndara doganore post Brexit për Irlandën e Veriut.