Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Golden Globes është mbajtur si kurrë më parë pa pjesëmarrje të yjeve dhe pa transmetim televiziv.
Çmimin Golden Globes për herë të parë e ka rrëmbyer një aktor nga Koreja e Jugut O Yeong-Su.
Ai është një ndër aktorët kryesorë të serialit “Squid Game” i cili luan rolin e lojtarit 001.
77-vjeçari O Yeong-Su është shpallur Aktori më i Mirë në rol mbështetës.
Në serialin e “Squid Game”, O Yeong-Su luante rolin e një të moshuari në një grup prej 456 personash nga të gjitha sferat e jetës. Këta të fundit janë të ftuar të luajnë një sërë lojërash për fëmijë me pasoja kërcënuese për jetën. Fituesi i kësaj loje do të merrte një çmim prej 45.6 miliardë dhe ata që do të humbnin do të vriteshin lojë pas loje.
Seriali u shfaq premierë në Netflix më 17 shtator 2021dhe brenda pak kohësh theu rekorde shikueshmërie duke u ndjekur në 94 shtete.
Por, në ndërkohë që suksesi është i madh, buja që bëri ishte edhe më e madhe. Kjo bëri që shkollat të paralajmërojnë prindërit që të mos i lënë fëmijët e tyre ta shikojnë serialin në fjalë, madje disa prej tyre u ngritën në protestë për të hequr serialin nga platforma Netflix.