Ai shprehet se vera e ardhshme është dhe mundësia e fundit që Japonia do të ketë për zhvillimin e Lojrave Olimpike.
“Në njëfarë mënyre unë e kuptoj pozicionin e Japonisë. Por nuk mund të punësosh 3 mijë ose 5 mijë persona për organizimin e lojrave” – shprehet ai për BBC Sport.
Bach shprehet se riorganizimi i Lojrave Olimpike është një detyrë shumë e madhe dhe kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm.Zhvillimi i tyre me dyer të mbyllura nuk është një opsion për Bach.