Ditë më parë u njoftua se një lojë e rrezikshme e ngjashme me Balenën Blu po qarkullon kudo në rrjetet sociale duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e fëmijëve në të gjithë botën.
Loja quhet “Jonathan Galindo” ose “Cursed Goofy”, ku shfaqet një personazh i veshur me një maskë qeni disi të frikshme. Përdorues anonimë krijojnë profile me këtë emër duke i’u dërguar mesazhe grave dhe fëmijëve kryesisht duke i pyetur nëse duan të luajnë një lojë.
Sfida, ashtu si “Balena Blu” zgjat 50 ditë, çdo ditë nga një sfidë e re derisa arrihet tek e fundit që mund t’i çojë lojtarët në vetëvrasje.
Më të rrezikuar nga “Jonathan Galindo” janë fëmijët e moshave nga 10 deri në 18-vjeç. Në Shqipëri janë denoncuar 5 raste brenda një jave dhe autoritetet përkatëse janë duke hetuar kontaktet që ndodhën në rrjetin social Instagram por adresa është mbyllur.