Të kopjosh idetë e logove apo identeve të ndryshme televizive, tashmë në ekranet shqipatare është bërë një mani, e cila zor se po tërhiqet. Këtë radhë kemi zbuluar një tjetër Copy | Paste dhe bëhet fjalë për njërin nga programet më të suksesshëm të humorit në vend, “Apartamenti 2XL”.
Imazhi i ri, i prezantuar sezonin e kaluar të këtij spektakli është identik me logon dhe intron e një talk show në kanalin “ABC” në Shtetet e Bashkuar. Bëhet fjalë për programin “Jimmy Kimmel LIVE”, moderuar nga show men-i Jimmy Kimmel, një emision i ngjashëm me programin “A Krasta Show”.
Siç mund të shikohet edhe nga grafika, ngjashmëria jo vetëm është e madhe, por edhe ide identike e amerianëve.
IMA / S. Dema