Ishte dhjetori i vitit 2017 kur RTSH prezantoi gjatë natës së parë të Festivalit të Këngës brand-in e ri.
Nga ajo kohë të gjitha kanalet e platformës së RTSH filluan transmetimin me logon e re të realizuar nga Pika Pro Agency.
Duke filluar nga sot logo ka pësuar një ndryshim nga koncepti fillestar. Është eliminuar emri ‘RTSH dhe është lënë simboli i dy katrorëve kuq e zi dhe numri i kanalit.
Ndryshimi është aplikuar në të gjitha kanalet e platformës së RTSH përveç tre kanaleve lokale, RTSH Korça, RTSH Gjirokastër dhe RTSH Kukës.