Një nga aspektet më të shumëpritura të konkursit të këngës Eurovison është identiteti vizual dhe mënyra se si ai lidhet me qytetin pritës dhe shfaqjen që ata duan të ofrojnë.
“The Sound of Beauty” (Tingulli i bukurisë), pasi Italia është jo vetëm shtëpia e muzikës, por edhe e bukurive natyrore, historisë dhe muzeve në qiell të hapur.
Një tjetër moment i rëndësishëm për ESC 2022 do të arrihet më 25 janar. Në mjedisin mbresëlënës të Palazzo Madama në Torino do të hidhet shorti i klasifikimit të gjysmëfinaleve. Për më tepër, kryetari i bashkisë së Roterdamit do t’i prezantojë kryetarit të bashkisë së Torinos simbolet zyrtare të ESC, duke e bërë kështu Torinon zyrtarisht një qytet të ESC.
Shorti do të përcaktojë nëse vendet marrin pjesë në gjysmëfinalen e parë (e martë 10 maj në ora 21:00 CEST) ose në gjysmëfinalen e dytë (e enjte 12 maj në orën 21:00 CEST). Gjithashtu ndahet në mënyrë rastësore nëse një vend do të performojë në gjysmën e parë apo të dytë të gjysmëfinales që u ka rënë në short.
Vendosja e shteteve në vazo të ndryshme ndihmon në reduktimin e mundësisë së të ashtuquajturit votim fqinjësor dhe rrit suspancën në garën e gjysmëfinaleve.
Për efekt të show-t, renditja përfundimtare bëhet nga produksioni, bazuar te shorti që ka përcaktuar se në cilën pjesë të cilës natë do të performojnë artistët pjesëmarrës.