Zakonisht filmat që kanë në qendër superheronjtë pësojnë një rënie të audiencës nga e premtja e premierës në shfaqjen e tyre të së shtunës. Por ky nuk është rasti i filmit “Logan”.
Seria e tretë që mban firmën e prodhimeve “Marvel” ka mbledhur rreth 33 mln $ në premierën e së premtes, 32 mln $ gjatë së shtunës dhe parashikimet thonë se pas mbrëmjes së të dielës “Logan” do të arkëtojë në total 85.2 mln usd, duke kaluar “50 hijet e Greit’, i cili kur u shfaq premierë në 2015, mundi të siguroje 85 mln dollarë nga arkëtimet.
Në të ardhmen e afërt, “Logan”, interpretuar nga Hugh Jackman, është i lodhur dhe tashmë pa fuqitë e tij të mbinatyrshme, kujdeset për një Profesor X në një vend te fshehur jashtë kufirit Meksikan. Por tentativa e tij për t’u fshehur nga bota merr fund kur një mutant i ri ndiqet nga forcat e errëta.
‘Logan’ ka marre një vlerësim të konsiderueshëm të audiencës, e cila i ka dhënë 8.9 nga 10 maksimale. Aktualisht ky film po shfaqet në 4.071 kinema në mbarë botën, ndërsa në Shqipëri projeksionet e tij janë pjesë e rrjetit të kinemave Imperial.
/ Top Channel