Edhe pse sezoni televiziv sapo ka përfunduar dhe fillimi i sezonit të ri ka përpara muajt e verës duket se televizionet kryesore kanë filluar përgatitjet për të pasur çdo gjë gati në vjeshtë kur do të shpalosen programet dhe titujt e rinj që do t’i ofrohen teleshikuesit. Kështu në Vizion Plus një titull i ri që pritet të ketë premierën në shtator është telenovela “Lo imperdonable” produksion i vitit 2015 prodhuar nga Televisa.
“Lo imperdonable” (E Pafalshme) është një telenovelë meksikane e prodhuar nga Salvador Mejia Alejandre për Televisa. Seriali është një përshtatje e La mentira të Caridad Bravo Adams, e sjellë me tittullin Lo imperdonable nga Ernesto Alonso dhe një romani të pabotuar më parë nga autorja Tzintzuntzán, e Noche de los Muertos.
Protagonistë të serialit janë aktorët Ana Brenda Contreras dhe Iván Sánchez, me pjesëmarrjen e aktorit Grettell Valdez në rolin antagonist. Po kështu në cast gjejmë yjet si Sergio Sendel, Claudia Ramírez, Alicia Machado, Juan Ferrara, Patsy dhe me pjesëmarrjen e veçantë të Pablo Montero.
Trailer zyrtar
https://www.youtube.com/watch?v=0QvVFKmhO34