Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk e uli aspak tensionin mes protestuesve për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Ata hodhën sende të forta në drejtim të godinës së Ministrisë së Brendshme, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës e ujë me presion, para se të nisin edhe arrestimet.