Luljeta dhe konkurrenti nga Italia, Giuseppe zhvilluan takimin e tyre të parë jashtë studios së “Për’Puthen +40”.
Luljeta dhe konkurrenti nga Italia, Giuseppe zhvilluan takimin e tyre të parë jashtë studios së “Për’Puthen +40”, në liqenin e Artificial të Tiranës. Konkurrenti nga Italia i bëri si dhuratë një buqetë me lule Luljetës.
Biseda e tyre filloi me jetën private, ndërsa ai tregoi arsyen se përse u nda nga bashkëshortja me të cilën ka edhe një djalë.
Giuseppe është shprehur se ai kaloi në depresion pasi e donte shumë atë edhe pse ish-bashkëshortja e tradhtoi.
Luljeta: Pa më trego njëherë për ish-gruan, pse u ndave?
Giuseppe: Ajo ishte e bukur, ka qenë Miss Sardenja por nuk kishte tru. Unë u ndava nga gruaja ime se ajo më tradhtoi. Mbaroi martesa dhe faji është 50% unë e ajo 50% se nuk ka vetëm një fajtor. Unë isha i dashuruar shumë kisha një djalë 3 vjeç e jam rritur pa çunin, ajo donte të dinte se çfarë bëja unë me çfarë merrem, ku shkoja. Atë nuk e merr njeri se nuk e durojnë. Provova të martohesha, por unë e dija se si ishte një grua, unë doja që të kishte respekt për mua, duhen fakte dhe jo fjalë. Kur u ndava e përjetova keq rashë në depresion se e doja shumë.
Luljeta: Llamba do ndizet, se ajo ndizet kur të duam ne.